Rustemi, gol në fitoren 2-0 të AlkitPortieri Isli Hidi nuk luajti për shkak të ndëshkimit me karton të kuq javën e kaluar.

Blerim Rustemi shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, Alki Larnaka kundër E.N Paralimni, në kampionatin qipriot. Mbrojtësi shqiptar hyri në lojë në minutën e 36-të kur rezultati ishte ende 0-0. Rustemi realizoi në minutën e 78-të. Ruka fitoi një faull, dhe Rustemi me një gjuajtje të fuqishme mposhti portierin kundërshtar, Miloshevski. Ky është goli i dytë sezonal për Blerimin. Portieri Isli Hidi nuk luajti për shkak të ndëshkimit me karton të kuq javën e kaluar.
E Diele, 11 Janar 2009