E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ser Ferguson mund Scolarin

Taktikat e Ser Alex Ferguson kane dale me te suksesshme se ato te kundershtarit te tij trajnerit te Chelsea, Luis Felipe Skolari, pasi “djajte e kuq” kane triumfuar paster 3-0 ne Old Traford.

45 minuta te para me te mira per vendasit, por qe sulmuesit e saj nuk arriten asnjehere te zhbllokonin rezultatin.

Ate qe nuk bene dot ata e beri mbrojtesi serb Nemanja Vidic qe ne sekondat e fundit kaloi Junajtid ne avantazh.

Ne te dyten Skolari hedh ne fushe nje skuader me sulmues ku krahas Drogbas vendos edhe Anelka, por qe te dy ishin te pafuqishem te tregonin forcen e tyre para mbrojtjes se Junajtid.

Ne te 63-ten minute Rooney shenon golin e dyte per vendasit, goli i qetesise per trajnerin Ferguson dhe tifozerine e kuqe.

Edhe ato pak raste perpara portes se Van Der Sar, Drogba i ka shperdoruar si nje lojtar amator. Fjalen e fundit ne kete supersfide e ka thene bullgari Berbatov i cili vulosi rezultatin ne 3-0.

Kjo fitore qe pasoi barazimin e Liverpoolit te shtunen ka rihapur serish lufte per kreun e klasifikimit, pasi diferenca tashme eshte vetem 4 pike, nderkohe qe Manchester Junajtid ka dy ndeshje me pak.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›