E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e fundit, të paktën shkon i ngopur në botën tjetër

Share

Shteti i Misisipit në SHBA ekzekutoi një të dënuar me vdekje. Kasapi Gary Carl Simmons, 49 vjeç, akuzohej se kishte vrarë me thikën e punës një person dhe copat e trupit të tij ia kishte hedhur një krokodili në vitin 1996.

Përpara se të ekzekutohej me një injeksion vdekjeprurës, ai kërkoi një darkë gjigande me në total 30 mijë kalori.

Nuk dihet nëse i konsumoi të gjitha, por ai porositi dy pica të mëdha, rreth 2 kilogram djathë, naços, milkshake me luleshtrydhe, dy Coca Cola me qershi, një porcion të madh me patate të McDonalds, keçap, majonezë, dy tasa me akullore me qershi, etj.

Fjalët e fundit të tij përpara se të ekzekutohej ishin: Jam bekuar që të më duan njerëz të mirë, disa njerëz të mrekullueshëm. I falënderoj për mbështetjen e tyre. Tani ta mbarojmë këtë punë që këta njerëz të shkojnë në shtëpi. Kaq kisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›