E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirurgët heqin tumorin nga goja e një fetusi

Share

Kirurgët amerikanë kanë arritur të heqin një tumor nga goja e një fetusi. Ky operacion është ndërhyrja e parë e këtij lloji në botë, raporton BBC.

Pas skanimit kur ishte 17 javëshe, Tammy Gonzalez tha se ajo mund të shihte një si flluskë duke dalë nga goja e bebes.

Pas një operacioni, bebja Leyna lindi pesë muaj më vonë.

Mjekët në spitalin Jackson Memorial në Florida thanë se tipi i tumorit ishte aq i rrallë sa mund të shihet njëherë në 20 vjet në atë spital.

Mjekët përdorën një lazër për të prerë tumorin nga buzët e Leyna-s. Operacioni zgjati mbi një orë.

Bebja lindi me një shenjë të vogël në buzë. Nëna e saj i quajti mjekët shpëtimtarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›