E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambjentalistët protestë për Parkun Kombëtar: Stop shkatërrimit

Prerja e disa pemëve shumëvjeçare në Kodrat e Liqenit me urdhër të Bashkisë, me qëllim zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, ka nxjerrë sot në protestë një grup ambientalistësh.Në emër të Forumit të Trashëgimnisë Artan Lame kërkoi ndërprerjen e aksionit dhe paraqitjen e projektit të miratuar nga Bashkia.

“Kërkojmë të paraqitet projekti i miratuar nga bashkia. Kërkojmë ndërprejen e aksionit e paligjshme. Xhemal Mato kërkoi dhënien e “statusit të mbrojtjes”.

Ndrësa analisti Fatos Lubonja shkoi më tej: "Jetojmë në një qytet të pabanueshëm. Po humbasim mundësinë për të reaguar. Jemi në fazën e degjenerimit total".

Protesta u zhvillua në hyrje të Parkut, pranë Fakultetit Filologjik dhe u mbështet nga shumë qytetarë.

Prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë të Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen e pemëve, proces kyqë ka përfshirë gjithë zonën e Parkut përgjatë rrugës së Elbasanit, që prej Fakultetit të Ekonomisë e deri në Sauk.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›