"Darka e gabuar" mbërrin në skenën e Teatrit Kombëtar
Dënimi i intelektualëve në vendlindjen e ish diktatorit Gjirokastër në fillimet e instalimit të diktaturës mbërrin në skenën e Teatrit Kombëtar pas njëzet vitesh me rënien e perdes së hekurt të komunizmit.
Regjisori Fatos Haxhiraj do të ngjitë në skenë romanin më të vlerësuar për vitin 2009, Darka e Gabuar e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare përmes një përshtatjeje regjisoriale në dramë. Trupa e aktorëve të njohur si Ndriçim Xhepa, Artan Imami hetuesi, Bujar Asqeriu doktor Gurameto , Ahmet Pasha e Naun Shundi do të interpretojnë një shumësi personazhesh dhe galeri karakteresh.
Skenografia e Taulant Pustinës dhe kostumet e Blagoj Micevskit do të materializojnë peizazhin urban të Gjirokastrës dhe atë njerëzor të mjekëve dhe punonjësve të Ministrisë së Brëndshme nën diktaturë. Absurdi i dënimit të elitave sipas regjisorit Haxhiraj është lajtmotivi i kësaj ngjarjeje të shenjuar për metropolin kulturor të Tiranës.