E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA dhe Rusia shumë afër marrëveshjes së re atomike

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë "shumë afër" arritjes së marrëveshjes së re për reduktim të armatimit atomik.
Këto komente ajo i bëri sot pas takimit me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, në Moskë.
Ajo theksoi se ekipet për negociata kanë raportuar se i kanë zgjidhur "të gjitha çështjet kryesore" dhe se kanë mbetur disa çështje teknike.
Negociatorët amerikanë dhe rusë po zhvillojnë bisedime për të arritur pajtueshmëri për marrëveshjen e re, e cila e zëvendëson Paktin për reduktimin e armatimit atomit, i njohur si START, i nënshkruar në vitin 1991.
Kjo marrëveshje skadoi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa deri tash nuk pat sukses në arritjen e marrëveshjes së re. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që sot e përfundon vizitën në Moskë, pritet që të takohet edhe me kryeministrin Vlladimir Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›