E Martë, 3 Nëntor 2026

Darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Bajden flet për vlerat e përbashkëta të aleancës më të madhe ushtarake në botë

Presidenti amerikan Xho Bajden dhe zonja e parë Xhill Bajden kanë shtruar një darkë shtetërore për 32 krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Uashington, dhe bashkëshortet e tyre. i pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me bashkëshorten. Sipas Bajden, mbrëmja e së mërkurës ishte një natë e madhe në shtëpinë e bardhë pasi atje po festoheshin 75 vite të aleancës më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë, duke iu referuar kështu themelimit të aleancës në vitin 1949.

“75 vite më parë, kur kombi ynë krijoi NATO-n, ajo çfarë po bëjmë këtu është një akt fqinjësie. Aleatët në këtë sallë jo vetëm nuk flasin të njëjtën gjuhë dhe nuk kemi kufij të përbashkët që të na ndajnë, por jemi fqinjë. Jemi fqinjë sepse kemi besime të përbashkëta në dinjitet, barazi demokraci dhe liri. Dhe jemi të gjithë fqinjë sepse jemi gjithmonë në krah të njëri tjetrit”, tha Bajden.

Pas fjalës së tij në aktivitet, Bajden trokiti gotën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltnberg, i cili do të jetë në detyrë deri në 1 tetor të këtij viti, kur do të zëvendësohet nga Mark Rute.  Për 10 vitet që Stoltenberg ka qenë në krye të NATO-s, Bajden e vlerësoi atë një ditë më parë më medaljen presidenciale të lirisë, nderi më i madh që mund t’i bëhet një civili në ShBA.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›