E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka

28/04/10 00:06

Teksa çifti vazhdon të festojë jashtë, brenda banorët bisedojnë, teksa presin që darka të jetë gati. Këtë herë gatimin e ka marrë përsipër Klodi. Pas përfundimit të darkës të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies dhe bashkë me ta vjen edhe Seldi me Domenikën. Erioni rri i mërzitur dhe Klodi i thotë që ti dhurojë një buzëqeshje dhe të mos rrijë i heshtur. Në këtë moment ndërhyn Mandi i cili thotë: Erioni ndoshta po pret aktin e dytë të filmit dhe pas pyetjes së Erionit i thotë se e kishte fjalën për ngacmimet që i bëri Domenika gjatë drekës duke i folur me ironi dhe nënkuptime për një film të lozur ne shtëpinë e BB ku Erioni ishte një ndër prodakonistët kryesorë. Erioni i thotë Mandit se nuk po pret që ajo bisedë të hapet përsëri, madje as nuk ka dëshirë që të ndodh përsëri ajo bisedë. Në këtë moment ndërhyn Klodi i cili i drejtohet Mandit duke i thënë se nuk duhet që ta ngacmojë Domenikën, të paktën vetëm për sot sepse është një ditë e shënuar për të, 3-mujori i lidhjes së saj me Seldin. Pas kësaj bisedat në tavolinën e ngrënies ndryshojnë drejtim dhe zhvillohen për të tjera çështje. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›