Tiranë, mbillen pemë të tjera në qendër

Në kuadër të nismës një qytetarë një pemë Bashkia e Tiranës ka mbjellur edhe 25 pemë dekorative në parkun Rinia.
Deri më tani ka arritur në 4000 numri i pemëve të mbjella në kuadër të fazës së dytë të kësaj nisme, ndërkohë që deri në përfundim të sezonit dhe më fillimin e sezonit të ardhshëm, synohet që ky numër të arrijë në 4500. Këtë gjë e ka pohuar vet kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në këtë aksion te mbjelljeve në parkun Rinia.
Një qytetar një pemë është një projekt i iniciuar që në vitin 2009 nga bashkia e Tiranës, dhe që deri më tani është mbështetur nga një numër i madh i kompanive private, shoqata jofitimprurëse, dhe donatorë të ndryshëm vendas dhe të huaj.