E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtojnë Enxhin

28/04/10 00:20

Banorët brënda vazhdojnë të bisedojnë, ndërsa Kika dhe Miri kanë dalë jashtë për të pire cigare. Teksa bëjnë një gjë të tillë ata shijojnë edhe muzikën në sfond. Në një moment në sfond fillon një këngë e cila ishte e preferuara e Enxhit dhe menjëherë banorët kujtojnë të infiltruarën. Kështu hapet biseda për Enxhin. Erioni përshendet vajzën me këngën e saj të preferuar, ndërsa Kika thotë se ka dëshirë të madhe që ta takojë Enxhin. Ata flasin për lojën e saj. Jetmiri thotë se asnjëri prej banorëve nuk e kuptoi se ajo ishte e infiltruar nga BB, por të gjithë kujtuan se ishte banore. Kika thotë se përveçse kujtoi se ajo ishte banore si gjithë të tjerët, arriti të kuptonte se në disa momente ajo ishte e vërtetë dhe krejt ndryshe nga ajo që bënte lojë. Jetmiri i thotë se Enxhi kishte qarë por tani nuk e di nëse ka qënë pjesë e rolit të saj, apo ishte mërzitur me të vërtetë. Ata komentojnë edhe klipin e fundit që u dha për Enxhin ku nëna e saj fliste se Enxhi nuk është ajo që sillet në BB. Ndër të tjera dy djemtë diskutojnë për momentin e daljes së saj ku Kika thotë se u habit kur Arbana tha se ata kishin nominuar Enxhin sepse ishte i sigurtë që as Jetmiri nuk e kishte nominuar. Jetmiri fillon të tregojë për momentet më të bukura që ka kaluar me Enxhin në shtëpi, por thotë se u zhgënjye kur u thanë se ajo ishte e infiltruar. Djemtë flasin për tipin e Enxhit dhe thonë se ajo ishte 100% ndryshe jashtë shtëpisë. Djemtë vënë edhe një herë në dukje vetitë e Enxhit dhe lojën e saj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›