E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cka permban rezoluta e ndryshuar e Serbise

Serbia i ka paraqitur Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara projekt-rezoluten per Kosoven qe eshte harmonizuar me Bashkimin Evropian raportojne agjencite serbe te lajmeve.

Permbajtja e saj komplete eshte si vijon

a Te vetedijshem per qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara

b Duke pasur parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazen e Kartes se Kombeve te Bashkuara

c Duke rikujtuar rezoluten 63/3 nga 8 tetori i vitit 2008 me te cilen kerkohet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te jape mendimin keshilledhenes lidhur me pyetjen A eshte shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga ana e institucioneve te perkohshme te vetadministrimit ne Kosove ne harmoni me te drejten nderkombetare

d Duke pranuar me respekt mendimin keshilledhenes te GJND-se me 22 korrik 2010 nese shpallja e njeanshme e pavaresise eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven dhe pas shqyrtimit te kujdesshem te se njejtes duke perfshire edhe ceshtjen per te cilen eshte dhene mendimi

e Ka ne dijeni permbajtjen e mendimit keshilledhenes te GJND-se per ate nese shpallja e njeanshme e pavaresise eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven duke perfshire edhe kerkesen e Kuvendit te Pergjithshem

f Pershendet gatishmerine e Bashkimit Evropian qe ta lehtesoje procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu do te ishte faktor paqe sigurie dhe stabiliteti ne rajon. Ky dialog do te kishte per qellim avancimin e bashkepunimit te realizoje avancim ne rrugen drejt Bashkimit Evropian dhe te permiresoje jeten e njerezve. rel

Serbia e ndryshon rezoluten per Kosoven

Qeveria e Serbise i ka miratuar konkluzat me te cilat autorizohet Ministria e Jashtme qe te paraqese propozimin e ndryshuar te rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ky eshte rezultat i marreveshjes se djeshme te presidentit serb Boris Tadiq dhe kryediplomates se Bashkimit Evropian Catherine Ashton ne Bruksel.

Ne tekstin e ndryshuar te cilin Serbia e ka dorezuar ne Asamblene e Pergjithshme mungojne formulimet per papranueshmerine e secesionit te njeanshem si dhe thirrja qe permes dialogut te zgjidhen te gjitha ceshtjet e hapura.

Ne tekstin e ri eshte shtuar fjalia se Asambleja e Pergjithshme e KB e pershendet gatishmerine e BE-se per ta lehtesuar procesin e dialogut ndermjet paleve.

Procesi i dialogut do te ishte faktor i paqes stabilitetit dhe sigurise ne rajon. Ky dialog do te kishte per qellim perparimin e bashkepunimit te realizoje progres ne rrugen drejt Bashkimit Evropian dhe ta permiresoje jeten e njerezve.

Presidenti Boris Tadiq tha se rezoluta e perbashket e Serbise dhe BE-se do te mundesoje dialog per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves e cila do te konfirmohet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Emeruesi i perbashket qe u arrit eshte fryt i kompromisit i cili nenkupton se pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte gjetur formula me te cilen hapet dialogu per zgjidhjet e ardhshme e cila thirret ne Karten e Kombeve te Bashkuara dhe e cila nuk e permban njohjen e pavaresise se Kosoves ne asnje menyre thuhet ne deklaraten me shkrim te presidentit Tadiq.

Teksti i projekt-rezolutes eshte harmonizuar te merkuren me te gjitha partite ne koalicion dhe partite opozitare ne Serbi.

Ne komunikaten e Qeverise ne Beograd thuhet se dokumenti tek i cili eshte arritur ne bashkepunim me BE-ne eshte plotesisht ne pajtim me vendimin e parlamentit te Serbise te dates 26 korrik 2010.

Ne njoftim theksohet se me tekstin e harmonizuar mbyllet procesi para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Me tutje ne projekt-rezolute behet thirrje per dialog ndermjet Beogradit dhe Prishtines i cili sic thuhet eshte ne pajtim me qendrimin parimor te Serbise se vetem permes bisedimeve mund te gjendet zgjidhje e pranueshme per te dyja palet lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Ne tekst thuhet se me propozim-rezoluten ne asnje menyre nuk njihet pavaresia e Kosoves.

Ne komunikaten e Qeverise thuhet se propozimi i mundeson Republikes se Serbise qe te vazhdoje ti mbroje interesat legjitime dhe kombetare te saj ne menyre paqesore dhe diplomatike ne bashkepunim me BE-ne dhe te gjithe faktoret e rendesishem nderkombetare.

Diskutimet dhe votimi mbi projekt rezoluten e Serbise per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara jane paralajmeruar per 9 shtator raporton radio Evropa e Lire.

Samarxhiq Ndryshimi i rezolutes eshte kapitullim

Nenkryetari i Partise Demokratike te Serbise Sllobodan Samarxhiq vleresoi se pranimi i presidentit dhe qeverise se Serbise per ta ndryshuar rezoluten mbi Kosoven eshte akt i kapitullimit para ultimatumeve te fuqive perendimore.

Me rezoluten e ketille ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se Serbia do ta munde veten dhe popullin serb ka thene Samarxhiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›