E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Serbia duhej ta degjonte BE-ne qe ne fillim

Kompromisi BE-Serbi eshte rruga me e mire per te ndihmuar mbarevajtjen e zhvillimeve te metejshme ne Kosove por edhe per integrimin evropian te Serbise.

Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise Ilir Meta thote se do te ishte shume me mire nese Serbia do te kishte degjuar qe ne fillim BE-ne. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ne Nju Jork Meta flet edhe per aktivitetin e ngjeshur te diplomacise shqiptare ne mbeshtetje te ceshtjes se Kosoves dhe per te siguruar nje rrezim te projekt-rezolutes se Serbise ne rast se ajo nuk do te ishte konsultuar me Bashkimin Evropian.

Do te ishte shume me mire ne rast se Serbia do te kishte degjuar qe ne fillim BE-ne dhe nuk do te kishte iniciuar nje rezolute te njeanshme ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se por sidoqofte me mire vone dhe ne shpresojme qe gjate ketyre momenteve qe po bejme dhe kete interviste te kompletohet edhe kompromisi i BE-se i ofruar tashme nga te 27 vendet. Kjo do te ishte rruga me e mire per te ndihmuar ne nje mbarevajtje te zhvillimeve te metejshme ne Kosove por edhe per mbarevajtjen e integrimit evropian te Serbise. Do te ishte rruga qe te gjithe ne te shikojme drejt te ardhmes ka theksuar Meta.

Meta ka folur edhe per takimet qe po zhvillon gjate ketyre diteve ne Nju Jork me perfaqesues te shteteve te Konferences Islamike dhe te pellgut te Karaibeve.

Gjate ketyre 40 diteve nga momenti qe u zyrtarizua iniciativa e Serbise diplomacia shqiptare ne te gjitha nivelet ka qene ne kontakte pothuajse me te gjitha vendet me ato qe e kane njohur dhe sidomos me ato qe nuk e kane njohur Kosoven dhe ne vecanti ne bashkepunim shume te ngushte me diplomacine amerikane britanike franceze gjermane etj. Ne kete drejtim mund te them se edhe gjate diteve te fundit jane intensifikuar perpjekjet tona. Dua te vleresoj punen titanike te Misionit te Shqiperise ne Nju Jork dhe koordinimin e shkelqyer me te gjithe partneret ketu ndersa keto dite ne kemi zhvilluar disa forume per kete ceshtje nje me perfaqesuesit e OKI ku kemi gjetur nje mbeshtetje te plote per argumentet e Shqiperise perse duhet rrezuar rezoluta e Serbise ne rast se ajo nuk arrin kompromisin me BE-ne me vendet e Karaibeve dhe ne takime te vecanta dhe me Ambasadoret e Frances Britanise se Madhe dhe te Turqise por edhe me Ambasadoren amerikane Rosemary DiCarlo Zv. Shefe e Misionit Amerikan ketu ne Nju Jork ka shpalosur ai.

Kryediplomati shqiptar ka shtuar se ka marre garanci edhe me pare nga keto vende qe nuk e kane njohur Kosoven qe jo vetem qe do ta njohin ne te ardhmen por ato kane premtuar qe do te votonin kunder rezolutes serbe ne rast se ajo do te paraqitej pasi nuk mund te hidhet ne diskutim autoriteti i GJND-se.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›