E Diel, 1 Nëntor 2026

Dash Sula Kryeinspektor, ja “meraku” që ka Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar Dashnor Sulën për detyrën e re, atë të Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ‘këshilloi’ Sulën që të mos përdorë gjobën si alternativë të parë kundër bizneseve.

Por ‘shqetësimi’ i ngritur nga Braçe ishte se kalimi i Sulës te Inspektoriati i Përgjithshëm do të ishte një humbje e madhe për fshatin.

Postimi i Braçes:

“URIME DASH!

PUNE TE MBARE! Sinqerisht!

Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:

GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!

Po bere kete, ja ke dale!

Nderkohe nje merak e kam;

Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete!”

Dashnor Sula, ish deputet i PD-së, u emërua pak ditë më parë si Kryeinspektor i Përgjithshëm duke zëvendësuar në këtë post prefektin aktual të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

LEXO EDHE: “Partia ime më hodhi në rrugë”, Dash Sula në krah të Ramës: Në qeverinë tuaj, konkurrova dhe dola i pari! Mesazhi im për demokratët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›