E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seanca plenare, Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala në pyetje-përgjigje me Braçen

Kuvendi është mbledhur sot në orën 10:00 në seancë plenare, e cila pritet të shoqërohet me diskutime dhe debate, pasi në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca dhe një seancë pyetje–përgjigje mes deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.

Pritet të zhvillohen dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara përkatësisht nga deputeti Erald Kapri dhe deputetja Erisa Xhixho. Po ashtu, është parashikuar një seancë pyetje–përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me kërkesë të deputetit Erion Braçe.

Në seancën e sotme pritet diskutimi e më pas votimi edhe i disa projektligjeve të rëndësishme. Deputetët do të shqyrtojnë projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu, pritet të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzet뒔.

Seanca do të përfshijë edhe shqyrtimin e një projektvendimi për miratimin e strukturës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, si dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në përfundim, deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë për çështje jashtë rendit të ditës, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›