Dashamir Shehi: Ballistët e kanë me komunistët e PD-së, jo me ne
Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, se në listat e PD ka komunistë, sigurimsa dhe çapaçulë, ka reaguar edhe Dashamir Shehi i LZHK-së.
Ai thotë se Alimadhi e ka me listën e PD-së, jo me LZHK-në.
Nuk besoj që e ka me ne të LZHK-së. Ne jemi të vetmit që japim pa marrë asgjë. Ndaj për ne nuk është shqetësim deklarata e z.Alimadhi. Ndoshta Alimadhi e ka pasur me ndonjë tjetër, ndoshta me listën e PD-së, ndoshta e kanë me legalistët, ndoshta me komunistët që kanë hyrë në listën e PD-së, ndaj them se nuk ka lidhje me ne, deklaroi Shehi.
Lufter Xhuveli i PAA-së i quan emocionale kritikat e Alimadhit dhe aspak shqetësuese. Nuk mendoj se z.Alimadhi e ka me mua apo me ne sepse unë jam i pesti në listë. Kam përshtypjen se janë deklarata emocionale që bëhen në kulmin e fushatës ndaj nuk duhen marrë si një shqetësim i madh. Ne po vazhdojmë fushatën shumë normalisht, tha Xhuveli./ep