Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pranishëm në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ku si gjithmonë më shumë ka zhurmë se debat, i pati debatet më të forta me gazetarët Armand Shkullaku dhe Henri Çili.
Në një moment kur po flitej për situatën e krimit në Shqipëri, Henri Çili deklaroi se niveli i krimit në Shqipëri është më i ulëti në rajon. Rama e kundërshtoi duke i thënë se ishte gënjeshtër, por Çili i tha se i kishte ardhur një mesazh që ia tregonte një gjë të tillë.
Pasi kamerat e TV Klan tentuan që të filmojnë celularin e Çilit, moderatori Fevziu ia uli dorën kameramanit.
Më pas pati sërish debat mes Ramës dhe Çilit, pasi kryetari i PS deklaroi se do të ngrihet një Byro Kombëtare e Hetimit. Çili tha se kjo është një metodë enveriste.
Ajo që tha Çili është një budallallëk që ka brirët e Saliut, tha Rama.
Më pas debati u rikthye kur Çili dhe Shkullaku thanë se sistemi shëndetësor në Angli është një katastrofë e vërtetë.
Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument, iu përgjigj Rama atyre./ep