Lefteria përjashton gazetën Tema dhe Dita nga reklamat zyrtare të KQZ-së
Vëzhgimi/ Reklamat informuese për edukimin zgjedhor të shtetasve nuk janë vetëm në gazetat kritike me qeverinë
Gazetat e përditshme, edhe ato me një tirazh 100 copë, prej 23 majit janë të mbushura me reklamat e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, nëpërmjet të cilave tregohet se si duhet të votojmë me 23 qershor.
E ndërsa këto reklama zënë faqet kryesore, duke u siguruar atyre një fitim prej deri 30 mijë lekë në ditë, vihet re se të përjashtuara nga detyrimi ligjor i KQZ-së për shpërndarjen e këtyre reklamave, janë vetëm gazetat që kritike me qeverinë. Kështu reklamat, që synojnë edukimin zgjedhor të shtetasve nuk janë vetëm në gazetën Tema dhe Dita.
Në kundërshtim të plotë me ligjin, kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve nuk ka preferuar të dërgojë këto reklama në këto dy media, duke shkelën në këtë mënyrë jo vetëm ligjin, por duke i privuar lexuesve të këtyre gazetave informimin. Kryetarja e KQZ-së, së paku u ka privuar të drejtën e informimit lexuesve, pa llogaritur këtu dëmin ekonomik që u shkaktohet këtyre mediave, në kundërshtim me ligjin.
Para nisjes së fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi një fond prej 35 milion lekësh të reja që tu përdorur për reklama gjatë fushatës elektorale.
Kushti, për të cilën përfaqësuesit e opozitës vendosën miratimin e këtij fondi, ishte që reklamat të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë për të gjitha mediat kombëtare dhe KQZ-ja të mos krijonte monopole./l.ç