E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi Pacientet jo me ne thike per guret ne veshka

Tirane 7 tetor NOA - Per operacionin e heqjes se gureve ne veshka nuk do te perdoret me thika.

Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza beri me dije se eshte vene ne pune pas 7 vjetesh aparatura e litotriptise aparatura qe mundeson therrmimin e gureve ne veshka.

Mesohet se eshte punuar prej muajsh per vendosjen e kesaj aparature ne nje tjeter ambient ndryshe nga ai i meparshmi prane sallave te oparacionit ne Sherbimin e Urologjise.

Fillimisht u be i mundur krijimi i ambienteve te pershtatshme duke bere veshjen e mureve me plumb ne menyre qe te mos kete rrezatim.

Vetem per pershtatshmerine e ambienteve u nevojiten 4 milion leke te reja nderkohe qe investimi per blerjen e kesaj aparature eshte rreth 50 milion leke.

Prej 7 vjetesh pacientet nuk kane mundur te marrin kete sherbim. Tashme fale nje pune dhe nje investimi prej 55 milion lekesh u be e mundur vendosja e litotriptise dhe aktualisht ka nisur puna nderkohe qe eshte bere edhe trajnimi i stafit pasi aparatura eshte e nje teknologjie te fundit ka pohuar Drejtori i QSUT-se Ilir Dashi.

Dashi tha se jane duke u kryer te tjera investime te rendesishme ne spitale te cilat kane munguar prej vitesh nje prej te cileve eshte edhe vendosja e panelit kryesor te ashensorit ne Spitalin e Neurologjise.

Sipas inxhinereve te QSUT-se rezultoi se ashensori ishte nje model shume i vjeter i cili kerkonte nje pune te madhe pasi nuk mund te pershtateshin materialet aktuale me ate ekzistues.

Nder investimet e tjera ne mjediset e QSUT-se permendet edhe vendosja e aparaturave te telemjekesise.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/31840-dashi-pacientet-jo-me-ne-thike-per-guret-ne-veshkatitleDashi Pacientet jo me ne thike per guret ne veshkatheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›