Sot diell por temperaturat do zbresin

Pas reshjeve te shumta te shiut dhe shtrengatave qe prej 24 oresh kane perfshire te gjithe territorin e vendit sinoptikanet parashikojne qe per shkak te ndryshimit te masave ajrore situata te vije drejt normalitetit dielli te shkelqeje serish por temperaturat nuk do te njohin rritje. Gjate javes parashikimi i motit ben te ditur se reshjet e shiut do te jene me te pakta ose vranesira do te pershkojne vendin ne disa ore te caktuara te mbremjes porse ne ditet ne vazhdim nuk do te bjere me shi. Keshtu gjate dites se sotme do te vijojne reshjet e shiut dhe shtrengatat ne gjithe vendin ndersa temperaturat pritet te variojne me te lartat 22 Grade dhe me e uleta 1-12 grade Celsius. Ne te njejtat burime mesohet se pritet qe deri ne fundjave te kemi mot te qendrueshem me kthjellime dhe vranesira kalimtare qe do te jene me te theksuara ne zonat malore. Ndersa temperaturat do te kene tendence renien graduale ku vlerat me te uleta do te shenohen ne fundjave me deri ne 5-6 e 7 Grade Ceklsius. Neser per shkak te ndryshimeve te masave ajrore moti do te vije drejt permiresimit dhe do te jete me me pak lageshtire. Vransirat do te prekin me teper Juglindjen dhe Lindjen e vendit por nuk do te mungojne reshjet e perkohshme dhe te izoluara te shiut. Deri ne fundjave do te kete mot te qendrueshem me kthjellime dhe vranesira kalimtare me te theksuara ne zonat malore. Intensiteti i reshjeve te shiut qe nisen gjate nates ne rrethin e Shkodres ka bere qe disa zona te preken nga permbytjet. Reshjet e dendura te shiut dhe shembjet e dheut krijuan probleme edhe ne Qarkun e Lezhes ku jane marre masat dhe po punohet per normalizimin e situates ne zonat e prekura nga permbytjet dhe situates se qarkullimit te mjeteve.