E Diel, 1 Nëntor 2026

Higjiena penalizon Bashkine Nuk largon mbeturinat nga Shkozeti

Drejtoria e Higjenes dhe e Epidemiologjise ne Durres ka gjobitur Bashkine e ketij qyteti per shkak se kjo e fundit nuk ka larguar per nje periudhe prej afro 24 muajsh nje sasi te konsiderueshme mbeturinash nga hyrja e Shkozetit. Sipas zonjes Vera Mersini specialist ne DHE Durres depozitimi prej me shume se dy vitesh i mbeturinave urbane dhe inerte ne afersi te pallateve te banimit ne Shkozet te Durresit ka sjelle revolte te vazhdueshme tek banoret ndaj u detyruam te veprojme sipas ligjit. Nga ana tjeter edhe familjaret jane shprehur se mbeturinat nuk u perkasin familjeve aty prane por bizneseve dhe kompanive te ndryshme ne afersi te banesave. Ka me shume se dy vjet qe tonelata me plehra hidhet ne kete zone rreth 1 km nga Ura e Dajlanit dhe qe gjendet ne mes te zones industriale te Shkozetit. Banoret shprehen se jane disa kombinate dhe fonderi industrial qe ndotin ne menyre te qellimte mjedisin duke depozituar mbeturinat. Plehrat ne kete vend jane jo vetem mbeturina ushqimore e ambalazhe te produkteve ushqimore por edhe hekura goma xhama blloqe te demtuara betoni katrama tuba gure llac tjegulla lecka materiale te paperdorura prej druri deri tek orendi shtepiake. Bashkia e Durresit eshte vene disa here ne dijeni per kete situate alarmante. Banoret u shprehen se kane kerkuar ndihme edhe tek Drejtoria e Higjienes dhe Epidemiologjise si dhe ne Prefekture por ende nuk ka nje zgjidhje perfundimtare . Mjetet e renda perpunojne ne kete shesh ngarkesa me mbeturina te gjithellojshme duke mos u shqetesuar fare nga kritikat dhe ankesat e banoreve. Ne rastet e konfrontimit me persona qe hedhin mbeturinat familjaret jane ndjere te pambrojtur dhe kjo i ka detyruar te terhiqen. Kjo eshte pika me problematike ne Durres e mbetur jashte cdo lloj nderhyrje nga sherbimi komunal dhe nga institucionet pergjegjese. Mbeturinat kane krijuar nje grumbull te madh deri ne 4 metra lartesi dhe kane zene nje shesh te madh ne hyrje te pallateve. Por gjithsesi DHE Durres edhe kesaj here u mjaftua me gjobitje ndaj Bashkise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›