E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashnor Sula i bën me shenjë Taulant Ballës se do i presë kokën-FOTO

TIRANE-Pas replikave me Topallin, Taulant Balla është kthyer në vendin e tij në Parlament, por deputeti i PD, Dashnor Sula i është drejtuar nga vendi me fjalë fyese.
Burime nga salla e Kuvendit bënë me dije se Sula ka fyer rëndë deputetin socialist, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare. Sula a ka sharë Taulant Ballën dhe i ka bërë me shenjë se do t’i presë kokën.

“Ta ... motrën. Po je burrë hajde dalim jashtë”, i ka thënë Sula deputetit socialist, duke vazhduar me fyerjet dhe me shenjat kërcënuese.

Situata është tensionuar ndjeshëm dhe ka përfshirë edhe deputetët e tjerë, mes të cilëve edhe socialistin Armando Prenga, që i tha Sulës të dilnin bashkë jashtë Kuvendit, ta zgjidhin cështjen.

Deputetët e tjerë socialist kanë qetësuar situatën, mes tyre dhe Ruci, ndërsa Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga ana e Jozefina Topallit që, siç përjashton deputetët socialist, të bëjë të njëjtën gjë edhe për Dashnor Sulën.

(d.b//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›