Protesta e dhunshme në Fushë Arrëz, 4 persona në burg, 1 në arrest shtëpie
FUSHE ARREZ – Gjykata e Pukës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 4 nga 5 banorët e Fushë Arrëzit, të akuzuar për pjesëmarrje në protestën e së hënës në ambientet e fabrikës së pasurimit të bakrit. Ndaj personit të pestë të arrestuar gjykata vendosi masën arrest shtëpie, ndërsa mbeten ende në kërkim 3 protestues të tjerë.
Mësohet se ndaj 8 protestuesve rëndojnë akuzat "Organizim i tubimeve të paligjshme", "Prishje e rendit e qetësisë publike", "Kanosje për vrasje", "Goditje për shkak të detyrës", "Dëmtim i pronës me mjete të tjera" dhe "Veprime fyese ndaj Himnit dhe Flamurit".
Personat e arrestuar 3 ditë më parë nga policia janë: Florian Pjetri, 41 vjeç; Anton Pjetri, 36 vjeç; Valentin Kola, 30 vjeç; Astrit Pjetri, 31 vjeç dhe Pal Pjetri, 65 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur Arjan Ndoka, 30 vjeç; Gentjan Kola, 32 vjeç dhe Simon Simoni, 30 vjeç, të tre banorë të Fushë-Arrëzit.
Banorët e Fushë Arrëzit protestuan dhunshëm në fabrikën e bakrit, për të kërkuar punësim në fabrikë dhe pastrim të ajrit e ujit, që sipas tyre ndoten nga përpunimi i bakrit në fabrikë. Nga përballja me protestuesit, u plagos me sende të forta edhe shefi i Rendit i Komisariatit të Pukës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas protestës, kompania turke ka pezulluar punën në fabrikë, ku punojnë 170 persona. Përfaqësuesit turq janë larguar nga zyrat, për shkak të protestës së banorëve të Fushë-Arrëzit.
(er.nu/BalkanWeb)