E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri me shikim të parë

04/04/10 20:45

Jetmiri u tregon vajzave për lidhjen e tij me Rrezartën. Jetmiri u thotë vajzave se me vajzën kosovare është dashuruar me shikim të parë dhe më pas u tregon se si ndodhi e gjithë historia e tyre. Ai thotë se ishte pyetur në dhomën e rrëfimit disa herë nëse pëlqente ndonjë vajzë brenda shtëpisë dhe Jetmiri kishte thënë se asnjëra prej tyre nuk i pëlqente. Natën që Rrezarta hyri si banore e re në BB, hynë edhe 4 banorë të tjerë Klodi, Bledi, Valoni dhe Ada, por menjëherë edhe pse në shtëpinë e re dhe pjesa tjetër në shtëpinë e vjetër, Jetmirit i ra në sy Rrezi dhe gjatë gjithë kohës e shikonte dhe vuri re që edhe vajza bënte të njëjtën gjë. Pas këtij momenti jetmiri thotë se hyri në dhomën e rrëfimit dhe tha se do të tentonte që të krijonte një afrimitet, një lidhje me banoren e re. Ditën tjetër ai vuri re se Edi i kishte shprehur hapur simpatinë vajzës së bukur kosovare. Kjo gjë e frenoi Jetmirin i cili për hir të shoqërisë dhe respektit ndaj Edit jo vetëm që nuk po fliste fare me Rrezartën, por as edhe shkimet nuk i drejtonte më drejt saj. Më pas ai thotë se Rrezi e kishte pyetur se përse ai nuk fliste asnjëherë me të dhe kjo e kishte bërë që të mos dinte se çfarë shpjegimi ti jepte. Pas dënimeve që iu dhanë atij dhe Erionit për shkeljen e rregullave midis dy shtëpive, Jetmiri filloi të fliste më tepër me Rrezin dhe ngacmoheshin, por pa shprehur asgjë. Më pas ai tregon se si u lidh me të. Ndërsa Jetmiri tregon për Rrezartën, Tatiana e pyet se çfarë kanë menduar banorët e tjerë për lidhjen e Seldit me Domenikën, pasi Jetmiri u thotë se ata e kishin komentuar shumë si fallco lidhjen e tij me Rrezin. Jetmiri tregon se Seldi dhe Domenika u ndanë pas disa bisedave të Enxhit me Seldin, por ai nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur me lidhjen e tyre. Duke e treguar shumë shkurt lidhjen e Seldit me Domenikën, Miri tregon për lojën e Enxhit që po shtirej si e dashuruar me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›