E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria e dështuar, var veten me litar 16-vjeçarja

Policia e Korçës

KORÇE/ Viktima, nxënëse e klasës së 9. Jetonte me gjyshërit në fshat.

Historia e prishur me një djalë çon drejt vetëflijimit një vajzë 16-vjeçare. Adoleshentja, nxënëse në klasën e nëntë të shkollës 9-vjeçare të Sovjanit, u gjet nga gjyshërit e vetëvarur.  Vajza me inicialet Xh. Baçi u zbulua në orët e pasdites në banesën e gjyshërve të saj, në fshatin Symiz, pa asnjë shenjë jete. Kishte vetëm pak kohë që ajo ishte kthyer nga shkolla dhe nuk ishte ndier, duke kryer çdo gjë në fshehtësi të plotë. Larg syve të gjyshërve dhe motrës së saj, 16-vjeçarja është ngjitur në papafingon e shtëpisë, duke i dhënë fund jetës. Ngjarja tragjike ka tronditur gjyshërit dhe të motrën, të cilët jetonin së bashku, pasi prindërit e vajzave jetonin e punonin në emigracion.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›