Laç, plagoset me armë drejtori i ISHP-së

Plagoset me armë zjarri drejtori i Shëndetit Publik të Laçit Arben Bruka.
Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm ku persona të panjohur kanë qëlluar me armë mjekun Bruka pranë farmacisë së tij.
Mjeku Bruka është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, Tiranë pasi ka marrë plagë në këmbë, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive personale dhe jo për shkak të detyrës ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.