Lezhë, furgoni përplas një të moshuar, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme përballë drejtorisë së policisë në qytetin e Lezhës. Një e moshuar është përplasur nga një furgon në momentin kur po kalonte rrugën.
Sipas informacioneve e plagosura është 65-vjeçarja Marte Lleshi e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të furgonit Gjergj Meka i cili do të merret në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.