E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën

koministet  e gjirokastresKomunistët e Gjirokastrës kanë kërkuar referendum për rikthimin e dinjitetit të diktatorit Enver Hoxha. Kërkesa është bërë gjatë një tubimi të organizuar mëngjesin së enjtes, në kuadër të përkujtimit të 28 vjetorin të vdekjes së diktatorit Hoxha.

Në këtë tubim komunistët e Gjirokastrës, nën drejtimin e Bujar Sulejmanit, kanë kërkuar referendum popullorë për rikthimin e emrit të rrugës Enver Hoxha.

Bëhet fjalë për një rrugë në lagjen Palarto në Gjirokastër, që e lidh zonën me pazarin karakteristik të qytetit. Emri i rrugës është  hequr 21 vjet më pare, e aktualisht është pa ndonjë emër tjetër.

Krerët e Partisë Komuniste të degës Gjirokastër, duke përkujtuar ditën e vdekjes së udhëheqësit të tyre kanë kërkuar jo vetëm rikthimin e emrit të rrugës, por kanë vlerësuar dhe figurën e ish diktatorit shqiptar, që sipas tyre, i siguroi mirëqenie popullit shqiptar përgjatë 40 viteve të sundimit të tij.

Përveç emrit të rrugës, komunistët kanë kërkuar dhe rikthimin e shtëpisë së Enver Hoxhës në muze të luftës nacional-çlirimtare.  Aktualisht  shtëpia e ish- diktatorit është kthyer në një muze etnografik, fakt ky që kundërshtohet  nga komunistët gjirokastrit.

Komunistët sot kanë përkujtuar ditën e vdekjes së diktatorit Hoxha, i cili ndërroi jetë më 11 prill të vitit 1985 pas një sundimi diktatorial 40 vjeçar në Shqipëri./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›