Dashuria e mbinatyrshme nje teme popullore ne romane e filma

Dje ne kinemate amerikane filloi te shfaqet filmi i shumepritur The Hunger Games Lojerat e Urise mbeshtetur ne nje roman shume popullor pjese e nje cikli me te njejtin titull te shkrimtares Suzanne Collins. Libri dhe filmi i perkasin nje zhanri qe ka njohur shitje kolosale kohet e fundit - vepres artistike per moshat e reja. Nderkohe qe shitjet e librit kane rene 5 per qind shitjet e romaneve me kete teme kane perjetuar nje rritje prej 80 per qind. Ne vazhdim i hedhim nje veshtrim temes qendrore te romanit dhe filmit te ri - dashurise se mbinatyrshme qe ka terhequr miliona te rinj ne mbare boten
Ne qytezen Tomball ne periferi te Hjustonit tre shoqe mblidhen shpesh per te kaluar kohen e per te diskutuar librat qe kane lexuar.
Cathy Clark thote se shume prej librave te suksesshem kohet e fundit megjithese te shkruar kryesisht per adoleshente terheqin edhe te rritur si ajo.
Ka shkrimtare shume te mire qe shkruajne per kete grup-moshe dhe terheqin edhe grupe te tjera. Po ashtu fenomenet e mbinatyrshme jane nje teme e pazakonte.
Rreth 70 kilometra me tutje ne pjesen perendimore te Hjustonit lexuesit e zhanres se dashurise se mbinatyrshme u grumbulluan ne librarine Blue Willow per tu takuar me kater shkrimtare qe po zhvillojne turne ne qytete te ndryshme.
Cynthia Hand autore e dy librave qe kane ne qender te subjektit Klaren nje adoleshente me fuqi te mbinatyrshme thote se ka gjetur nje gjuhe komunikimi me lexuesit
Me kenaq ideja qe po ndajme me njeri-tjetrin te njejten histori qe njohim te njejtat personazhe.
Librat e Courtney Allison Moulton-it jane te mbushura me luftime me shpata gje qe ka terhequr shume meshkuj thote shkrimtarja
Kisha nje shok qe ishte me sherbim ne Afganistan. Ai mori me vete disa nga librat e mi dhe ua dha te tjereve ti lexonin. Pra gjithe keta djem me sherbim ushtarak i pelqejne librat me aksion dhe lexojne romanet e mia.
Fuqite e mbinatyrshme terheqin 25-vjecarin Exal Iraheta
Ky subjekt te nxjerr nga realiteti i perditshem nga rutina. Kush nuk deshiron te ndjehet i vecante
Disa prej romaneve si cikli shume popullor i romaneve Twilight i realizuar tashme edhe ne cikel kinematografik kane vampire si personazhe kryesore. Por 13-vjecarja Jennifer Vu thote se keto vepra ofrojne edhe elemente te tjere
Me pelqejne romanet me mister me pelqen ndjesia e se panjohures dhe subjektet me vrasje.
Popullariteti i kesaj zhanre eshte mirepritur nga shitesit e librave si pronarja e librarise Blue Willow Valerie Koehler KAY-ler e cila parashikon se shfaqja e fimit te ri bazuar ne ciklin Hunger Games do te sjelle rritje te xhiros se dyqanit ashtu sic ndodhi me filmat e serialit Twilight.
Kur doli ne kinema filmi Twilight mendonim se libri ishte lexuar nga te gjithe. Por doli se kishte plot njerez qe nuk i kishin lexuar ende keto libra.
Por per shume lexues te dedikuar thone se megjithe realizimet madheshtore kinematografike ata nuk arrijne ne gjejne ne ekran ate qe kane gjetur ne faqet e librit.