Zgjedhjet paraprake mes kandidateve republikane ne Luiziana

Republikanet ne shtetin jugor ne Luizianes ne Shtetet e Bashkuara po votojne sot ne zgjedhjet paraprake per kandidatet republikane per president dhe Rick Santorum duket se ka shanset me te medha per te fituar.
Mitt Romney qe kryeson garen ne shkalle vendi fitoi ne zgjedhjet paraprake ne shtetin e Ilinoit. Ai ka siguruar deri tani 550 delegate. Santorum ish-senator i Pensilvanise ka siguruar 250 prej 1144 delegateve te nevojshem per emerimin e Partise Republikane. Luiziana cakton 46 delegate per kuvendin kombetar republikan 20 prej te cileve zgjidhen sot dhe te tjeret ne nje kuvend te ketij shteti ne qershor.
Ditet e fundit zoti Romney ka siguruar mbeshtetjen e shume figurave me peshe te Partise Republikane shumica e te cileve duan qe gara brenda partise te vazhdoje pa pasur me luftra politike brenda partise gje qe mund te dobesoje shanset republikane per te fituar ndaj Presidentit demokrat Barack Obama ne nentor.