E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet nje ekspozite orkidesh ne Kopshtin Botanik te Uashingtonit

Qindra orkide nga e gjithe bota po ekspozohen ne kopshtin botanik te Shteteve te Bashkuara i cili ndodhet ne kryeqytetin amerikan. Kete vit ekspozita e orkideve i eshte kushturar 100 vjetorit te dhurimit te qershive nga qeveria japoneze qeverise amerikane. Qershite u mbollen ne Uashington 100 vjet me pare dhe cdo vit qindra mijera vizitore vijne ne Uashington per te pare lulezimin e tyre.

Qindra orkide te  rralla e te zakonshme jane ekspozuar ne kryeqytetin amerikane me nje stil qe na kujton Japonine. Ato jane skena e festivalit te ardhshem te lulezimit te qershive i cili kete vit shenon 100 vjetorin e tij.

Ne kemi nderthurur dy gjera orkidet sebashku me festimet e pervitshme te lulezimit te qershive te cilat jane dhuruar 100 vite me pare nga Japonia per qeverine amerikane e te cilat e kane bere te famshem Uashingtonin.

Holly Shimizu eshte drejtoreshe e Kopshtit Botanik. Ajo thote se kete vit kopshti japonez eshte nje perpjekje per te kombinuar estetiken japoneze me bukurine e orkideve.

Orkidet jane familja me e komplikuar bimore qe ne kemi ne kopesht dhe me me shtrirje.

Ne kopesht jane vendesur specie te orkideve me origjine nga e gjithe bota. Tani ato rriten pak kilometra me larg  ne sera.  Aty temperaturat jane pershtatur ne menyre qe orkidet te lulezojne ne kohe per tu ekspozuar.

Orkidet jane ndoshta lulja me e pelqyer ne bote. Njerezit paguajne shuma te medha parash per te pasur orkide te  rralla e te pazakonta.

Nick Nelson eshte arkitekt pejsazhi ne Kopshtin Botanik. Ai punoi per nje vit e gjysem per projektimin e ekspozites.

Ne strukturen e Kopshtit Botanik ne nuk lejohemi qe te mbjellim ne mure apo ne dysheme prandaj ti ekspozoh gjerat ne kete kopesht perben gjithnje sfide.

Pavaresisht sfidave Nelson arriti te krijonte nje kopesht tradicional japonez. Thjeshtesia e saj ploteson orkidet.

Ekspozita Mistika e orkideve fitorja e natyres do te jete e hapur deri ne prill. Ata qe vijne ne Uashington per Festivalin e Lulezimit te  Qershive mund te admirojne gjithashtu edhe orkidet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›