Dashuria është në qiell: Me akrobaci krijohet një zemër gjigante me avullin e avionëve
Është e shkruar në qiell dikush të dashuron ty. Një imazh magjepsës i zemrës në qiell është krijuar nga avulli i tre avionëve luftarakë në një spektakël në Moskë.
Fotografja Maria Mashkova, ka kapur me aparatin e saj këtë moment mjaft të bukur.
Përpara nisjes së performancës së tyre pilotët kanë formuar zemrën në qiell me rastin e ditës së Shën Valentinit.
Pasi njëri formoi zemrën pak sekonda më pas erdhi një tjetër pilot i cili formoi edhe shigjetën e Cupidit.
Ishte e papritur, befas dy avionë formuan mbi qiell një zemër dhe një i tretë bëri edhe shigjetën, tha fotografja.