Olldashi inspekton autostradën Durrës-Kukës

Ministri Olldashi në Tunelin e Thirrës
Ministri i Transportit, Sokol Olldashi ka inspektuar sot autostradën Durrës- Kukës, ku është ndalur në tunelin e Thirrës, aty ku për 2 orë u ndalua qarkullimi si pasojë e sasisë së madhe të dëborës që gjendej në rrugë. Prej andej, Olldashi tha se janë mbolizuar mjete të rënda nga ushtria dhe kompani private për të mbajtur hapur rrugët nacionale, si dhe për të mundësuar hapjen e akseve që lidhin komunat më këto rrugë.
Sipas Olldashit, situata sot paraqitet edhe më e mirë për shkak ndalimit të reshjeve të dëborës.
Një natë më parë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi bllokimin për dy orë për tu pastruar dëbora të qarkullimit ne segmentin Fushe Dukagjin- Tuneli i Thirres ne autostraden Kukes Milot.
Sipas MPPT-së, bllokimi per dy ore eshte i detyrueshem per te bere te mundur pastrimin e plote te ketij segmenti nga sasi te jashtezakonshme debore qe jane depozituar aty si pasoje e rreshjeve te shumta.
Qarkullimi u nderpre ne oren 19.40 dhe filloi ne oren 21.30