Reshjet e dëborës, Nishani në Librazhd
Temperaturat nën zero dhe reshjet e mëdha të dëborës rënë ditëve të fundit, kanë bërë që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, të mbledhë Shtabin e Emergjencave Civile në Librazhd. Atje ai garantoi drejtuesit vendor për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për tu ardhur në ndihmë me të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar këtë situatë të krijuar nga dëbora.
Situata nga moti i keq është i vështirë, por nuk ka vend për panik. I kemi të gjitha kapacitetet për përballimin e situatës. Mungesa e energjisë nuk është problem, përveç rasteve të defekteve. Policia dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Megjithatë ajo çfarë vlen për tu theksuar është fakti se kërkohet bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore-ka thënë ai.
Librazhdi, sikundër dhe qytetet e tjera në këto ditë të acarta po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të deborës dhe erërave të fuqishme që fryjnë në zonë. Në lidhje me këtë situatë, Nishani ka kërkuar një bashkëpunim me banorët, duke kontribuar në pastrimin e dëborës në banesat e tyre.