Dashurohet në Markun
Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 09:16
Talenti kosovar, Mark Marku, i cili është duke konkurruar në garën “Kroacia kërkon yllin”, përveçqë është duke mahnitur publikun me zërin e tij, ai duket se tash ka ‘rrëmbyer’ edhe zemrën finalistes tjetër, Marcelës.
Mediat kroate kanë raportuar se Marcela është dashuruar në kosovarin Mark Marku. Në një bisedë në chat me fansat e tyre, Marcela ka qenë në qendër të vëmendjes duke e ngacmuar atë me pyetje në lidhje me Markun.
Sipas mediave kroate (Net.hr), për dallim nga kosovari, talentja kroate, për të cilën supozohet që është edhe ajo kosovare, nuk e fsheh dashurinë për Markun. Më poshtë, ju sjellim videon ku finalistët kanë folur në chat me fansat e tyre. (Telegrafi)