Ushqimi që shëron zemrën
A e dini se ekziston ushqim i shëndetshëm që mund t’ju ndihmojë të shëroni zemrën e sëmurë? Lexoni se çfarë ushqimi duhet të hani që të rregulloni humorin, që ndoshta nuk gjenden në menynë tuaj.
1. Çokollatë e errët
Çokollata e errët është e mirë për zemrën, lëkurën dhe shëndetin psikologjik. Përmbajtja e saj ju bën më të shëndetshëm. Gjithsesi, mos e teproni.
2. Arra, bajame, lajthi
Këto pemë janë të pasura me omega 3 acide, kështu që nëse dëshironi diçka që do t’jua përmirësojë humorin, këto janë një zgjidhje e përkryer.
3. Perime kokrra (perime me meshurka)
Fasulja dhe bizelja e përmirësojnë humorin. Burim i pasur i hekurit dhe kaliumit, i cili është i njohur për ndikimin e tij qetësues.
4. Peshku
Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët hanë peshk janë më të lumtur. Peshqit përmbajnë omega 3 acide të yndyrshme, vitaminë B6 dhe B12 dhe shumë substanca të tjera që janë shumë të dobishme.
5. Brumëra
Brumërat janë të pasura me karbohidrate që ndihmojnë në përmirësimin e humorit.
Domethënë, nëse ballafaqoheni me dëshpërimin dhe shqetësimin, e dini se cili ushqim është i shëndetshëm.