Dasma e parë gay për ushtarët amerikanë
Ditën e djeshme në Amerikë mori fund ligji Mos pyet, mos treg, që kishte të bënte me faktin se ushtarët homoseksualë nuk duhet të tregonin se ishin të tillë, por dhe nuk duhet të pyeteshin.
Tashmë të gjithë ushtarët amerikanë gay mund të shprehen lirshëm dhe të deklarohen se janë homoseksualë.
Menjëherë pas rrëzimit të këtij ligji ka ardhur edhe martesa e parë gay e ushtarëve amerikanë.
Marinsi Gary Ross është martuar me një civil, duke u kthyer kështu në të parin usher amerikan që martohet me një mashkull tjetër.