41 vjeç e nuk largohet nga shtëpia, prindërit i drejtohen gjykatës
Pas tentativash të shumta dëshpëruese për ta bindur djalin 41-vjeçar që të largohet nga shtëpia, dy prindër nga Venecia i janë drejtuar gjykatës.
Dy prindërit e vjetër në moshë, janë shprehur të lodhur dhe të mërzitur nga djaili i tyre 41-vjeçar, që edhe pse është me punë dhe i sistemuar e paguar mirë, nuk pranon që të largohet nga shtëpia e prindërve të tyre.
Tashmë gjykata i ka lënë atij 10 ditë kohë për të mbledhur plaçket e veta dhe të largohet. Ndryshe, do të nxirret forcërisht nga shtëpia e prindërve të vet.