Qau nga oferta për X Factor
Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 09:31
Këngëtarja Nicole Scherzinger ka qarë kur i është ofruar për të qenë anëtare e jurisë në emisionin X Factor.
Ish-këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls”– e cila ishte mysafire paneliste vitin e kaluar në version britanik të emisionit– do të jetë bashkë prezantuese dhe anëtare e jurisë në versionin e ri të emisionit X Factor.
Kjo duke iu falënderuar edhe Cheryl Cole, e cila u largua nga emisioni. “Është një nder që ta kesh këtë punë”, tha ajo.