E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma e shekullit, martohen William dhe Kate

Princi William, i dyti në radhë për fronin britanik, u martua me dashurinë e tij te zermës që në kolegj, me princeshën Catherine, në kishën Westminster në qendër të Londrës.

William and Kate Middleton u shpallën burrë e grua pasi i dhanë premtimet njëri tjetrit. Katherin Middleton mbante veshur një fustan në ngjyrë të fildishtë dhe të stolisur, të stiluar nga Sarah Burton e Alexander McQueen.
 

"Po, dua”- me këto fjalë i thanë "po" në altar njëri tjetrit, William e Kate , të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, përpara zotit, familajrëve dhe 1900 të ftuarve . më pas, princi i veshur me të kuqe, kostumi i kolonelit të gardës iralndeze, i ka dhuruar unazën partneres së tij. Vetëm Kate do ta mbajë unazën në gisht, ndërsa princi jo, pasi kështu ështe tradita në shoqërinë e lartë britanike.

Unaza martesore ka hyrë me vështirësi në gishtin e princeshës. Ceremonia është drejtuar nga kryespeshkopi i Canterbury, Roëan Williams. Unaza është punuar me floririn e Galles, marrë nga një minierë ari, nga ku punohen edhe të gjitha unazat e tjera të familjes mbretërore.

Rreth 1,900 të ftuar panë drejtpërsëdrejti çiftin të jepte premtimet respektive, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën nëpërmjet ekranit.
Princit William i është dhënë titulli Duka i Cambridge nga mbreteresha, ndërsa zonja Middleton do të bëhet “lartësia mbretërore e Dukeshës së Cambridge. Mbretëresha Elizabeta, ashtu siç ishte parashikuar, është prezantuar me veshje dhe kapele të verdhë, ndërsa nëna e nuses, kishte nje veshje në ngjyrë gri në bojëqiell.
 

Kate Middleton, mbërriti në Abacinë Westminster në Londër e shoqëruar nga babai i saj, dhe i pritur me shumë gëzim nga princi William dhe mbretër, mbretëresha, princër, princesha, aristokratë dhe njerëz të rëndësishëm nga e gjithë bota. Motra e Kate, philipa ishte ajo që i mbajti fustanin ndërsa hynë në kishën Westminster.
 

Nusja udhëtoi me makinë e shoqëruar nga i ati i saj, Michael dhe e motra, duke përshëndetur mijëra njerëz që ndodheshin rrugëve të Londrës. Ceremonite festive do të vijojnë edhe gjatë pasdites dhe gjatë orëve të mbrëmjes.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›