E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqimi i Aphrodite couture!

Starcard Video Festi Muzikor 2013, rezervoi dukjen nga llojet më të ndryshme, nga stile qe nuk ishin të denja për tapetin e kuq dhe ngjarjen, e deri te vullgariteti që vërehej në skenën e SVFM 2013.

Shumë nga yjet në industrinë e modës, filmit dhe muzikës, i dhanë ëmbëlsinë kësaj nate. Por ato që realizuan diferencën ishin fustanet nga dizejnatorja Afërdita Paqarada.

Ishte e lehtë për të veçuar elegancën dhe paraqitjen e denjët e reprezentative. Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, kishte shkrirë hiret e saja në Aphordite couture, nga dizejnatorja – Afërdita Paqarada, e cila transmetonte një paraqitje unike dhe të jashtëzakonshme. Mëndafsh tonë perlë me një masë të pasur mëndafshi të shkrirë nga pjesa e belit dhe pjesa e dekoltes e zbukuruar me forma korale, paraqiste kulminacionin e mbrëmjes së SVFM 2013.

Dizejnatorja Aferdita Paqarada, veshi në mbrëmjen e SVFM 2013, personalitete nga fusha e biznesit, gazetarisë, aktrimit, modelimit dhe muzikës ndër to spikaten: Linda Shala, Bubulina Krasniqi, Teuta Krasniqi, Nora Fejza, Klatrina Ajeti, dhe Fitore Rexhepi.

Linja fine elegante me një teknik prerje të veçantë, materiale mëndafshi me aplikim të ngjyrave të ngrohta dhe unike të cilat shkriheshin në siluetat e përsosura të femrave simbol, janë ato krijime të cilat sjellën elegancë dhe shkëlqim në tapetin e kuq duke mos e tepruar me paraqitje vulgare dhe prezencë të padenjë.

Aphrodite couture i dha vlerat e munguara ngjarjes së madhe SVFM 2013./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›