E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dasma me Dojnën? Vlashent Sata paska një plan fantastik!

Vlashent Sata erdhi këtë të diel në programin e Ermal Pecit “Më prit në fundjavë”, ku ndër të tjera foli për përgatitjet e fundit të edicionit të “Za Fest”.

Edhe pse shumë i impenjuar edhe me angazhimet familjare ai kurrsesi s’mund të linte dashurinë ndaj festivalit, pjesëmarrëseve, por edhe misionit artistik e njerëzor të “Za Fest”. Në mesin e shumë detajeve organizative, Vlashenti nuk mund të rrinte pa falënderuar edhe për suportin e madh të Dojnës në çdo hap të festivalit.

Duke shkuar tek familja e tij e bukur, Ermali e pyeti rreth mungesës së një dasme tradicionale me Dojnën apo edhe se si ai e projekton:

“Dëshira më e madhe e imja do të ishte që të kthehesha në kohë që kur të bëja dasmën të kisha babin tim, të Dojnës disa shok që më janë larguar nëpër botë. Por nëse një ditë do ta bëja do të ishte një natë e katërt në ‘Za fest’ ku njerëzit të takohen me njëri tjetrin dhe jo të ftoj ca njerëz që të na shohin ne sesi e kemi gjetur ne dashurinë tonë, si me I bë karshillik njerëzve. Dua të jenë të ftuar të njohur dhe të panjohur që të takohen me njëri-tjetrin”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›