E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festivali “Kabaja Myzeqare”, çmimin e parë e merr grupi i sazeve Kozare, Kuçovë

Tradita e sazeve popullore synon të mbajë gjallë muzikën tradicionale  të trevës së jugut , Kabaja Myzeqare është  ndalur këtë vit në Krutje të Lushnjës. 

Për të tretin vit radhazi tingujt e sazeve të shoqëruar me  orkestrinat e grupeve pjesëmarrëse  jehuan  në shpirtrat e banorëve.

7 grupet pjesëmarrëse  garuan me  sazet e zonës përkatëse. Kërkesat kanë qenë të shumta për tu bërë pjesë e garës por vetëm  në këtë audicion pjesëmarrja ishte e kufizuar.

Grupet pjesëmarrëse të Kabasë Myzeqare ishin nga Lushnja, Berati, Fieri, Divjaka, Belshi, Fiershegani dhe Kuçova. Çmimin e parë e mori grupi i sazeve Kozare, Kuçovë.

Gazetare Amela Koçerri

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›