Siri aktivistet bejne thirrje per protesta

Në Damask organizohet dita e zemërimit ndërsa perëndimi diskuton mundësinë e sanksioneve. Aktivistët sirianë kanë bërë thirrje për më shumë protesta anti-qeveritare gjatë ditës së sotme. Ata i kanë quajtuar demostratat si protestat e "të premtes së zemërimit".
Organizatat siriane të të drejtave të njeriut raportojnë se numri i të vrarëve nga forcat qeveritare ka arritur në 500. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dhunën e forcave siriane të sigurisë kundër protestuesve anti-qeveritarë. E Bashkimi Evropian këshillohet mbi masat ndëshkuese kundër qeverisë siriane, e cila edhe më tej vazhdon të përdorë dhunën kundër demonstruesve.
Në diskutim janë kufizimi i udhëtimeve të anëtarëve të udhëheqjes në Damask si dhe bllokimi i xhirollogarive. Edhe një ndalim i ndihmave financiare nga shtetet e BE-së në që arrijnë në më shumë se 200 milionë euro në vit. Iniciativa e europianëve për një dënim të Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më herët dështoi.
Delina Bitraku