E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e Rumania mbështesin Kosovën e Serbinë

Rumanija dhe Franca mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri rumum Viktor Ponta.

Shefat e dy qeverive janë takuar në Bukuresht të enjtën mbrëma, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe forcimit të lidhjeve ekonomike.

Sipas medieve serbe, Ponta ka thënë se qeveria e Rumanisë do të mbështesë integrimin e Beogradit dhe Prishtinës, pasi të dy palët kanë treguar përkushtim në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Kryeministrat e Francës dhe Rumanisë ndërkaq pritet të vizitojnë sot prodhuesin e automobilëve Dacia-Renault.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›