Thaçi: Amnistia, hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Gjatë një interviste për mediat kosovare Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit.
Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme, tha Thaçi.
Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë.
Kemi futur edhe nenin 3, që për hir të sqarimit të opinionit publik nënkuptonte zbutjen e dënimit për 20 për qind për disa të mitur tha ai.
Thaçit theksoi se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, po bëhen shumë radikalë për motive të pastra politike.
Ndërsa, sa i përket dialogut me Ivica Dacic, Thaçi insistoi se kosovarët janë të përgatitur mirë.
Jemi përgatitur edhe me plan, edhe me projekt. Plan dhe projekt që është përgatitur komplet nga zyra e Kryeministrit dhe që është prezantuar në të gjitha kryeqytetet e Quintit, theksoi ai.
Ndonëse pranoi se mund të ketë bërë gabime, Kryeministri Thaçi tha se vendimet që po merr janë të mirë të zhvillimit dhe reformave politike.