E Diel, 1 Nëntor 2026

Datathon nje maratone per te shpetuar zemren e femijeve

Shqiperia eshte vendi me vdekshmerine me te larte foshnjore. Me burim paresore Banken Boterore dhe analize hulumtuese nga Open Data Albania ne 2009-en nder njemije foshnja te moshes 0-1 vjec katermbedhjete nuk ja kane dale ne betejen per jeten. Vende te tjera te rajonit kane vdekshmeri me te ulet se 14 perkatesisht Bosnja e ka 13 vdekje per njemije femije Maqedonia 10 Serbia 4 dhe Greqia 3.

Cilat jane shkaqet e vdekshmerise se larte foshnjore ne vendin tone Per te treguar se sa ndikojne diagnoza e veseve te zemres tek jeta dhe shendeti i te sapolindurve dy aktivist te Nje bote per nje zemer sjellin ne Datathon Albania te dhena per vdekshmerine foshnjore si pasoje e ketyre diagnozave dhe voneses ne nderhyrje mjeksore. Nese nje zemer e semure diagnostikohet ne kohe apo perpara se femija te linde ekziston mundesia per te shpetuar jete dhe sheruar plotesisht. Agim Baci ka luftuar dhe ja ka dale te sheroje zemrat e dy djemve te tij Dr. Altin Veshti kirurg pediater ka nderhyre me operacione duke shpetuar jeten e dhjetera te sapolindurve shqiptare. Ata te dy vine ne Datathon Albania 2011 pas nje pune ne terren per te mesuar se sa aftesi kane mjeket te identifikojne semundjet e zemres tek te sapolindurit ne kohen e duhur per sherim.

Ky studim terreni i realizuar nepermjet nje donacioni te OSFA i jep jete punes per te trajnuar dhe edukuar mjeke dhe prinder me qellim uljen e vdekshmerise foshnjore si pasoje e veseve ne zemer.Open Datathon Albania ndash Hackathon Day in Tirana zhvillohet per here te pare ne Shqiperi nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Kjo Maratone e Open Data dhe Open Knowledge eshte nje ngjarje teper e rendesishme e shume kryeqyteteve te botes. Ne Shqiperi prej nje viti aplikohet Open Data Albania nepermjet nje projekti te realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave.

Open Data Albania tashme eshte edhe promotor i Maratones se Open Data Data Marathon qe do te organizohet ne daten 20 dhjetor 2011 ne Tirane. Maratona e te dhenave te hapura kete vit ka ne fokus Studentet dhe zhvillohet ne teresine e disa aktiviteteve te Open Data Albania ne Universitete. Fakulteti i Ekonomise UT eshte vendi ku do te zhvillohet kete vit .Datathon Albania. E Marte 20 dhjetor ora 10.00 seksionin A i godines kati II. Salla 205

Drejtor Ekzekutiv
Open Data Albania

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›