David Barnea kreu i ri i Mossad-it

David Barnea, numri dy i agjencisë së shërbimit të jashtëm sekret izraelit, Mossad, do të bëhet drejtori i saj nga 1 qershori, konfirmoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Twitter.
Barnea zëvendëson drejtorin aktual të Mossad-it, Yossi Cohen.
Barnea kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Mossad në departamentin e rekrutimit të agjentëve, të cilin ai e drejtoi kohët e fundit.
Ai është zëvendës i Cohen që nga viti 2018.
Cohen ka drejtuar Mossad-in për pesë vjet.
”Netanyahu tashmë kishte vendosur për emërimin e pasardhësit të tij më 15 dhjetor të vitit të kaluar, por informacioni sapo është bërë publik”, njoftoi gazeta izraelite ”Haaretz”.
Mossad-i konsiderohet një agjenci e fuqishme e shërbimit sekret dhe është i njohur për një numër operacionesh spektakolare të profilit të lartë në të kaluarën.
Por, ka pasur edhe kritika të përsëritura për qasjen e tij.
Agjentët e Mosadit u përfshinë në kapjen e kriminelit nazist gjerman Adolf Eichmann nga Argjentina dhe sjelljen e tij në Izrael në maj 1960.