David Beckham refuzon Premier LeaguePesë top-klube në Angli – Chelsea, Spurs, Everton, Aston Villa dhe Portsmouth – ishin gati të punësonin lojtarin e LA Galaxy për sezonin e ardhshëm

David Beckham nuk dëshiron të rikthehet në Premier League dhe ka vendosur të ribashkohet me AC Milan sërish në formën e huazimit. Pesë top-klube në Angli – Chelsea, Spurs, Everton, Aston Villa dhe Portsmouth – ishin gati të punësonin lojtarin e LA Galaxy për sezonin e ardhshëm, por 34-vjeçari i hodhi poshtë ofertat nga Premier League, dhe do të rikhehet në Itali në fund të muajit dhjetor. Beckham ka thënë gjithmonë se ai nuk mund të luante për një formacion tjetër anglez pas eksperiencës së tij me Manchester United.
E Diele, 26 Korrik 2009