Lorik Cana, kapiteni i ri i SanderlandLajmin e ka dhënë vetë trajneri i ri i tij, Steve Bruce. Lorik Cana, është duke vendosur disa rekorde të panjohura më parë për një futbollist shqiptar.

Lorik Cana do të jetë kapiteni i ri i Sanderland, apo “Black Cats” (“maceve te zeza”), siç është edhe nofka e ekipit anglez të Premier League. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i ri i tij, Steve Bruce. “Është më të vërtetë një lojtar luftarak, - deklaroi menaxheri i Sanderland, - ai ishte kapiteni te Marseille, është kapiten i ekipit të Shqipërisë. Të jesh kapiten te një ekip si Marseille, do të thotë shumë për një lojtar dhe karakterin e tij”.
REKORDE
Lorik Cana, mbush 26 vjeç të hënën, nënshkroi të shtunën një kontratë në vlerën e 2.5 milionë eurove në sezon (rreth 75 mijë euro në javë) me Sanderland, është duke vendosur disa rekorde të panjohura më parë për një futbollist shqiptar.
- Loriku është i pari lojtar shqiptar që luan në Premier League.
- Është lojtari për të cilin është paguar më shumë, 6 milionë euro për të kaluar nga Marseille te Sanderland
- Është lojtari më i paguar shqiptar i të gjitha kohërave, 2.5 milionë euro në sezon, 75 mijë euro në javë
- Bëhet kapiteni i parë shqiptar i një skuadre angleze, për më tepër që ka qenë edhe kapiten i Marseille.
E Diele, 26 Korrik 2009